MSH: Një foshnjë me anomali të lindur ka ndërruar jetë me Kovid-19

ISHP-ja në raportin e sotëm dorëzuar MSH-së ka paraqitur një rast vdekjeje të një fëmije të moshës 6-mujore, që në regjistrin “Termini Im” është evidentuar se ka ndërruar jetë më 03 janar të vitit 2022, njofton Portalb.

Sipas të dhënave të marra nga Klinika për kirurgji të fëmijëve, bëhet fjalë për fëmijë me anomali të lindur të kafkës. Foshnja është pranuar në klinikë për intervenim operativ. Pas marrjes së testit pozitiv me Kovid-19 është vënë në izolim në respirator dhe është ordinuar me terapi adekuate. Me qëllim të trajtimit postoperativ fëmija është hospitalizuar në Klinikën për kirurgji të fëmijëve.

Pas periudhës në vazhdimësi të situatës së rëndë të përgjithshme me insuficiencë respiratore dhe hepatale gjatë qëndrimit në Klinikë, më 03.01.2022 vjen tek përkeqësimi I situatës. Mjekët e Klinikës marrin të gjitha masat për mjekim intensive dhe reanimacion, por përkundër kësaj pacienti I vogël nuk mbijetoi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button