Kovaçevski i drejtohet qytetarëve të Shkupit në lidhje me ngrohjen qendrore

Mandatari për formimin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, ka paralajmëruar që qytetarët e Shkupit nuk do të kenë probleme me ngrohjen qendrore sot dhe në vazhdim, transmeton Portalb.mk.Portalb.mk.

“Shkupjanët të jenë të qetë, ngrohje qendrore do të ketë sot, edhe këtë fundjavë dhe në vazhdim përgjatë gjithë sezonin të ngrohjes me temperaturë adekuatë”, premtoi Kovaçevski.

Ai sqaroi që Qeveria i ka aktivizuar të gjitha mekanizmat për të realizuar një gjë të tillë, ndërsa theksoi që përfaqësuesit qeveritarë do të japin detaje në lidhje me masat për ngrohjen qendrore.

Në lidhje me këtë çështje, në orët e pasdites është mbajtur konferencë për media nga zv.kryeministri Fatmie Bytyqi dhe ministri Kreshnik Bekteshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button