Rusia vendosi bashkëpunëtorët e ngushtë të Navalnit në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve”

Autoritetet ruse kanë emëruar dy bashkëpunëtorë të ngushtë të liderit të burgosur të opozitës Aleksej Navalni në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve” si hapi i fundit të aksioneve ndaj kritikëve të Putinit dhe bashkëpunëtorëve të tij, ka raportuar “Moscow Times”, transmeton Portalb.mk.

Bashkëpunëtorët shumëvjeçar të të burgosurit Navalni, Leonid Vollkov dhe Ivan Zhdanov,  janë shtuar në listën e Shërbimit Federal të Monitorimit Financiar, që do të thotë se do t’iu ndalohet çdo lloj transaksion financiar.

Zhdanov është ish-kreu i Fondacionit Kundër Korrupsionit, tash të shpërbërë të Navalnit, kurse Vollkov i ka drejtuar shtabet rajonale dhe fushatat e Aleksej Navalnit gjatë garës së tij për kryetar të Moskës në vitin 2013 dhe në zgjedhjet presidenciale të Rusisë në vitin 2018.

Zhdanov dhe Volkov janë në mërgim qysh nga viti 2019.

Aleksej Navalni u burgos saktësisht një vit më parë pasi u kthye në Rusi nga Gjermania, ku kishte kohë që po trajtohej nga helmimi pas atentatit mbi të në një fluturim të brendshëm për në Rusi rreth gjysmë viti më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button