Femrat ankohen më shumë

Edhe pse meshkujt ankohen më shumë kur kanë të ftohtë, duket se janë femrat ato që dinë të ankohen më mirë për shëndetin e tyre.

Kur bëhet fjalë për shëndetin, një analizë e re tregon se femrat kanë më shumë frikë nga sëmundjet në raport me meshkujt, ashtu që gjinia e butë është më pak e rrezikuar nga vdekja prej shëndetit të lig, pasi që i kushtojnë vëmendje vetes me kohë.

Në bazë të të dhënave të një studimi britanik, si pasojë e ankesave të shpeshta dhe shqetësimit për shëndetin, femrat më shpesh kërkojnë ndihmën e mjekut. Kjo sjelle ka ndikuar në uljen e shkallës së vdekshmërisë (para kohe) te femrat.

Ekspertët kanë studiuar 750.000 njerëz(femra dhe meshkuj), ndërsa kanë zbuluar se femrat shumë më shpesh thonë se janë të sëmura dhe kështu më shpesh e vizitojnë mjekun.

Janë zbuluar edhe grupe të njerëzve (femra dhe meshkuj) të cilët ndihen keq me shëndet, mirëpo rrallë kërkojnë ndihmën e mjekut. Në këtë grup përfshihen të vetmuarit, të shkurorëzuarit dhe ata të cilët jetojnë të ndarë nga partneri.

Në ndërkohë, ky studim plotëson studimet e mëparshme të cilat kanë zbuluar se meshkujt e kalojnë me vështirësi ftohjen dhe gripin, teksa nuk shqetësohen për problemet tjera shëndetësore

Lajme të ngjashme

Back to top button