Nesër do të fillojë merkato në futbollin e Maqedonisë së Veriut

Ekipet e futbollit në Maqedoninë e Veriut do të munden deri më 11 shkurt të zyrtarizojnë blerjet e reja për pjesën e dytë të sezonit 2021/22, transmeton Portalb.mk.

“Informojmë të gjithë të interesuarit në përputhje me vendimin e Këshillit Drejtues të FFM-së, afati kalimtar dimërorë për futbollistët fillon më 15 janar 2022, ndërsa do të mbarojë më 11 shkurt 2022, në ora 24:00”, bëjnë me dije nga Federata e Futbollit në Maqedoni.

Federata rekomandoi ekipet të përdorin platformën FIFA TMS nëse kanë qasje, përndryshe tjerët duhet të komunikojnë në dy adresa elektronike të federatës.

Ndryshe, ndeshjet e pjesës së dytë të sezonit 2021/22 do të fillojnë më 13 shkurt, kur do të zhvillohen gjashtë ndeshjet e javës së XIX-të, derisa në krye të tabelës gjendet Shkupi me 42 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button