Rritje e qarkullimit industrial në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit nëntor

Maqedonia e Veriut në muajin nëntor ka arritur të regjistrojë rritje të qarkullimit industrial për 18.5 përqind në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar, ndërsa për 10 përqind në krahasim me muajin paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Qarkullimi i përgjithshëm në industri gjatë muajit nëntor 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë

të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 38.5 %, Prodhimet kapitale për 3.8 %, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjërë për 50.9 % dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 17.7 %”, sqarojnë nga Enti.

Raportohet që në periudhën janar – nëntor 2021, krahasuar me periudhën janar – nëntor 2020, është shënuar rritje për 16.8 përqind.

Në nëntor rritje më e madhe është shënuar në tregun e jashtëm për 11.4 përqind, ndërsa në atë vendor për 4.9 përqind.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button