RMV, 340 persona të hospitalizuar nga COVID-19, 81% prej tyre të pavaksinuar

Në të gjithë Maqedoninë e Veriut për momentin 340 persona janë të shtruar në spital në të gjithë vendin nga Covid-19, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 81% e tyre nuk janë të vaksinuar dhe 19% e të shtruarve janë të vaksinuar kundër Covid-19, njofton Portalb.mk.

“Gjatë javëve të fundit presioni ndaj spitaleve është ulur për sa i përket shtrimeve të pacientëve, por kontrollet ambulatore janë rritur, duke arritur deri në 100 pacientë në ditë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga Ministria njoftojnë atje, se nga data 6 gusht 2021 deri më 13 janar 2022, në territorin e vendit janë regjistruar 85,593 raste pozitive me Covid-19. Prej të cilëve, 37% ishin të vaksinuar plotësisht, përkatësisht 32.079 persona, dhe 63% apo 53.514 e rasteve pozitive në këtë periudhë nuk ishin të vaksinuar kundër Covid-19.

Analiza e Ministrisë tregon se vdekshmëria mes të pavaksinuarve është më e lartë. Sipas tyre, në periudhën nga 6 gushti 2021 deri më 13 janar 2022, 78% atyre që vdiqën nga Covid-19 nuk ishin të vaksinuar, dhe 22% për qind e atyre që vdiqën ishin të vaksinuar.

“Sipas analizës, të vdekurit kanë pasur më shumë sëmundje të kombinuara kronike. Pacientët janë vakisnuar me të gjitha llojet e vaksinave që janë në dispozicion te ne”, thuhet në kumtesën e MSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button