Drejtësisë në RMV i duhet një “buster” dozë financiare

Korniza strategjike, ligjet dhe zbatimi janë tre shtyllat kyçe për reformat në drejtësi, në radhë të parë të gjyqësorit dhe prokurorisë në aspektin e ndryshimeve të integrimit evropian. Ndërkohë që dy shtyllat e para kanë vlerësim relativisht të kënaqshëm, zbatimi i reformës në drejtësi është elementi që ka nevojë për një “buster” dozë për reforma në të gjitha fushat.

Kështu thuhet në raportin “Promovimi i llogaridhënies dhe transparencës së reformave publike”, që zbatohet nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” nga Shkupi, me mbështetje të Fondit Kombëtar të SHBA-së për Demokraci.

Raporti është një përmbledhje faktesh dhe analizash për reformat në sektorin e drejtësisë gjatë vitit 2021, me theks në periudhën nga fundi i korrikut deri në fund të dhjetorit. Është punuar në bazë të bisedave me ekspertë, dhe desktop hulumtime, hulumtim nëpërmjet verifikimit të fakteve dhe analiza të projekteve mediatike të Metamorfozis, kryesisht Vërtetmatësi, si dhe analizë të të dhënave të cilat kanë rezultuar nga hulumtimet dhe nga institucionet e tjera ose organizata të shoqërisë civile.

“Të gjithë treguesit tregojnë se kjo “buster” dozë duhet të jetë, mbi të gjitha, financiare, gjegjësisht më shumë para nga buxheti për zbatimin e reformave. Vihet re se ekzekutivi ka ndjesi të dëgjojë dhe kuptojë këtë nevojë, ndaj në vitin 2022 parashikohen më shumë para në buxhet për sistemin e prokurorisë publike dhe gjyqësorin, por ato lëvizje pozitive janë ende larg financimit të përcaktuar ligjor prej 0,4 për qind. Buxheti i RMV-së për vitin aktual për prokurorinë dhe 0,8 për qind e PBB-së së shtetit një vit më parë për gjyqësorin”, thuhet në raport.

Probleme ende mund të vërehen edhe në kategorinë e pavarësisë në të dyja fushat – gjyqësor dhe prokurori, si dhe në punën e dy organeve supreme, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë.

“Një hap i caktuar në aspektin pozitiv është bërë në digjitalizimin, në kuptimin që procesi tashmë ka nisur, ndërsa në pjesën e disa shërbimeve të ofruara nga gjyqësori, ato tashmë janë zbatuar në pjesën e dytë të vitit. Edhe te digjitalizimi, ekzekutivi ka ndarë një shumë të caktuar më të madhe për vitin 2022. (1,5 milionë euro), por procesi është voluminoz, kërkon shumë më tepër fonde që tani po rimbushen nga burime të jashtme dhe është i ngarkuar me plotësimin e stafit të IT-së në gjyqësor, e veçanërisht në prokurori”, shkruhet në raportin e publikuar nga Metamorfozis..

Dokumenti kryesor, raporti për situatën në drejtësi, shoqërohet me informacione për situatën dhe aktivitetet e rëndësishme në tre fushat e tjera, reformat e administratës publike, reformat në sektorin e medias dhe reformat e të drejtave themelore në RMV, të cilat kanë ndodhur në baza tremujore. nga fundi i shtatorit deri në fund të dhjetorit 2021.

Raportin e plotë mund ta shkarkoni në linkun vijues: Monitorimi i procesit të eurintegrimeve Reforma në drejtësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button