“Pinguinët në Shkup”- aksion artistik kushtuar problemit me ngrohjen në Shkup

“Metamorfoza dhe evolucioni – Shkupjanët dhe ngrohja” është tema e aksionit të ri artistik kushtuar problemit të ngrohjes qendrore në Shkup. Aksioni përbëhet nga një grup “pinguinësh” që shëtisin nëpër Shkup dhe në fakt përfaqësojnë qytetarët e Shkupit të cilët së fundmi po përballen me radiatorë më të ftohtë në shtëpitë e tyre, gjë që i bën shtëpitë e tyre të duken si shtëpi polare në vend të banesave, transmeton Portalb.mk.

“Me këtë veprim duam t’i paralajmërojmë edhe qytetarët e Shkupit të cilët ngrohen me ngrohje qendrore se është më e sigurt që nga nesër për shkak të mungesës së gazit për ngrohje dhe për shkak të zënkave në mes të qytetit të Shkupit – Qeveri – BEG – Komisioni Rregullator, është e mundur që ngrohja në shtëpitë e tyre në këto temperatura minus të jetë e dobët ose të mungojë dhe ata të ndjehen si pinguinë”, thuhet në njofitmin e Qendrës së arteve bashkëkohore

Aksioni është pjesë e aksioneve të artit urban të Qendrës për arte bashkëkohore dhe financohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni.

Ndryshe, furnizuesi më i madh i ngrohjes qendrore në Shkup – BEG ka njoftuar mbrëmë se nga nesër, e shtunë, 15 janar, do të ndërpresin ngrohjen për 54.000 amvisëri, 95 institucione arsimore dhe 1.027 objekte të tjera në kryeqytet.

Kujtojmë se shkupjanët dhe pjesët e tjera të qytetit ditëve të fundit, janë përballur me ulje të temperaturës së ngrohjes, apo me radiatorë krejtësisht të ftohtë. Balkan Energy Group (BEG) sqaron se në kushtet e krizës energjetike, regjimi i sigurimit të ngrohjes qendrore është i optimizuar. Mbi 200 qytetarë janë ankuar për ngrohjen qendrore, ndërsa nga BEG thonë se kanë intervenuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button