Seri e re tërmetesh në zonën e epiqendrës Follorinë – Manastir

Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-natyrore në Shkup, mëngjesin e sotëm regjistroi një seri të re tërmetesh në zonën epiqendrore kufitare Manastir – Follorinë. Sipas të dhënave vëzhguese, epiqendrat ishin në Greqinë fqinje, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave që disponon observatori, në Manastir dhe rrethinë, tërmeti është ndjerë më së shumti në orën 10:46, me magnitudë lokale Rihter 3.0 dhe me intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Ditët e kaluara në zonën e Follorinës pati një sërë tërmetesh më të forta që shkaktuan dëme materiale në Manastir. Po vijon një procedurë për konstatimin dhe raportimin e atyre dëmeve, ndërsa autoritetet shtetërore dhe vendore kanë paralajmëruar dëmshpërblim për qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button