Nuk është e vërtetë se të vaksinuarit janë “magnet” për Omikronin

Studimi danez që është ndarë në postim pretendon pikërisht të kundërtën, pra se lloji Omikron përhapet më shumë tek personat e pavaksinuar, se sa tek të vaksinuarit. Ne zbuluam se ka një rritje të përhapjes të këtij lloji tek personat e pavaksinuar, dhe një zvogëlim të përhapjes tek  personat që kishin pranuar dozën përforcuese, krahasuar me personat të cilët kishin pranuar të dyja dozat e vaksinës, thuhet në studim, shkruan Vërtetëmatësi.

Në një postim në Facebook janë shpalosur gjënjeshtra dhe manipulime se të vaksinuarit janë ata që preken më së shumti nga Omikron, gjë që nuk është e saktë.

Vaksinat e dyfishta dhe ato përforcuese janë një magnet për Omikron. Shumë më i fortë se sa tek të pavaksinuarit. Studim danez.

Comparing households infected with the Omicron to Delta VOC, we found an 1.17 (95%-CI: 0.99-1.38) times higher SAR for unvaccinated, 2.61 times (95%-CI: 2.34-2.90) higher for fully vaccinated and 3.66 (95%-CI: 2.65-5.05) times higher for booster-vaccinated individuals, demonstrating strong evidence of immune evasiveness of the Omicron VOC, shkruan në postim.

Për të manipuluar publikun, është paraqitur edhe një prinscreen i një foto me titull: “Omikron përhapet tek të vaksinuarit më shumë se Delta: studim danez“, dhe një  link nga analiza.

Studimi danez që është ndarë në postim pretendon pikërisht të kundërtën, pra se lloji Omikron përhapet më shumë tek personat e pavaksinuar, se sa tek të vaksinuarit.

Tek 11.937 amvisëri, ne identifikuam 6.397 reinfektime gjatë një periudhe monitorimi prej 1 deri në 7 ditë. SAR ishte 31% dhe 21% në amvisëritë me Omikron dhe Delta VOC, përkatësisht. Ne zbuluam se ka një rritje të përhapjes të këtij lloji tek personat e pavaksinuar, dhe një zvogëlim të përhapjes tek  personat që kishin pranuar dozën përforcuese, krahasuar me personat të cilët kishin pranuar të dyja dozat e vaksinës. Duke krahasuar familjet e infektuara me Omikron me Delta, zbuluam 1.17 (95% -CI: 0.99-1.38) herë SAR më të lartë për të pavaksinuarit, 2.61 herë (95% -CI: 2.34-2.90) ) më të lartë për të vaksinuarit me dy doza dhe 3.66 (95) . % -CI: 2,65-5,05) herë më të lartë për individët e vaksinuar me dozën përforcuese, që paraqet një dëshmi të fuqishme të evazivitetit imonologjik të Omikronit, thuhet në studim.

Gjithashtu, studimi tregoi edhe se lloji Omikron është më infektiv se Delta.

Tek personat e vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, Omikron u zbulua në 25% të rasteve, ndërsa vlerësimi përkatës për Delta ishte vetëm 11%, shkruan në studim.

Megjithatë, studimi danez nuk ka arritur në përfundimin se vaksinat kundër Kovid-19 ndikojnë negativisht në sistemin imunologjik ose se ato janë plotësisht joefektive ndaj llojit Omikron, publikoi Shërbimi për verifikimin e fakteve i „Reuters“.

Studimi danez nuk arriti në përfundimin se vaksinat mRNA COVID-19 janë të dëmshme për sistemin imunologjik, dhe as që autorët arritën në përfundimin se vaksinat e mRNA COVID-19 janë plotësisht joefektive kundër llojit Omikron. Megjithatë, një numër i madh i njerëzve në rrjetet sociale i keqinterpretuan vlerësimet për efektivitetin e vaksinës, shkroi „Reuters“.

Ndryshe nga pretendimet në postim, një numër analizash kanë treguar se koronavirusi, përfshirë këtu edhe llojin Omikron, ka më shumë gjasa të prekë individët e pavaksinuar.

Në një intervistë për “New Day” në CNN, Mwisi Mezquwa, nënkryetar i Shoqatës të mjekëve të Afrikës së Jugut, deklaroi se lloji Omikron i prek më shumë pacientët e pavaksinuar.

“Ajo që ne kemi vënë re është se njerëzit që janë shtruar në spital si rezultat i llojit Omikron janë kryesisht të pavaksinuar, rreth 90 përqind e tyre,” tha Mezukwa.

Të moshuarit dhe të pavaksinuarit janë ende në rrezik nëse infektohen me llojin Omikron të Kovid-19, paralajmëroi Oguz Karabay, dekan i Fakultetit të mjekësisë në Universitetin Sakarya në Turqi.

Sipas zbulimeve tona fillestare, të infektuarit me llojin Omikron të koronavirusit janë të prirur të shfaqin simptoma më të lehta, megjithatë popullata e moshuar dhe njerëzit e pavaksinuar janë ende në rrezik, deklaroi Каrabay.

Karabay thekson se lloji Omikron po përhapet më shpejt dhe do të rrisë edhe më shumë numrin e pacientëve.

Edhe krahas vaksinës, ai mund të shkaktojë sëmundje. Por vaksinat aktuale janë ende efektive kundër formave të rënda të sëmundjes dhe vdekjes, thotë ai.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (ОBSH) raporton se javën e fundit numri i rasteve pozitive në nivel global është rritur 71% dhe në Amerikë për 100 %. Nga OBSH thonë se 90 % e rasteve të rënda në mbarë botën janë në mesin e të pavaksinuarve.

Edhe pse Omikroni me sa duket është më pak i rëndë se Delta, sidomos tek individët e vaksinuar, kjo nuk do të thotë se duhet të kategorizohet si i butë, deklaroi  këto ditë në një konferencë për shtyp drejtori i OBSH-së, Tedros Adanom Gebreysud.

Sipas аnalizës  të Ministrisë së shëndetësisë (nga data 11.01.2022) edhe në vendin tonë po rritet përqindja e të infektuarve me Omikron.

Në laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikimit molekular pranë ISHP-së, në periudhën nga 05-10.01.2022 janë sekuencuar gjithsej 152 mostra pozitive të SARS-CoV-2 dhe në 104 prej tyre (68%) është zbuluar varianti Omikron, thanë nga Ministria.

Duke i pasur parasysh të gjitha faktet e paraqitura, ne këtë postim e vlerësojmë si dezinformatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button