As ankesat e VMRO nuk mund ta prishin fitoren e Fatmir Deharit

Nënkryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) , Subhi Jakupi thotë se ankesat e partive maqedonase deri te KSHZ nuk mund ta rrezikojnë fitoren dhe shpalljen e Fatmir Deharit si kryetar i komunës së Kërçovës.

“Edhe sikur të pranohen ankesat e VMRO DPMNE-së, rezultati nuk do të ndryshojë për shkak se  numri i votuesve në këto dy vendvotime ,është më i vogël se sa dallimi në vota  mes dy kandidatëve.Kur grumbullohet i gjithë numri i votuesve, që është 1990 votues, ndërsa diferenca e kryetarin e komunës me atë që ka fituar është 2330, atëherë nuk ndikon edhe në rezultat, edhe pse, sa i përket asaj që unë pashë, këtu nuk ka edhe argumente të fuqishme për çështje të parregullsi në këto dy vendvotime, që do të thotë se çfarë do epilogu të kenë këto dy kundërshtime, nuk do të ndikojnë në rezultat”,thotë në një deklaratë për Alsat-M, Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së.

Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor janë parashtruar gjithsej 428 ankesa lidhur me zgjedhjet lokale. KSHZ-ja në 48 orët e ardhshme është e obliguar që të vendos për të gjitha ankesat, ndërsa ndaj vendimit të tyre, partitë mund të dërgojnë padi në Gjykatën Administrative. 

Lajme të ngjashme

Back to top button