KSHZ-ja në një debat të ndezur mbi mënyrën se si të merren me ankesat

Seanca e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për ankesat e raundit të parë sot ngeci për shkak të dabatimit se si të vendoset për ankesat.

Bedredin Ibraimi i PDSH-së kërkoi nga anëtarët e KSHZ që për ankesat të vendosin sipas partive, jo sipas asaj se cila ankesë është dorëzuar në kohë.

Ai e theksoi faktin se PDSH i nuk i pranon zgjedhjet në gjithë komunën e Çairit.

– Në komunën e Çairit ka keqpërdorime. Në votimet në Çair kishte falsifikim klasik. Nuk e kam të qartë ç’është ky anashkalim, sipas cilit princip të punohet – tha Ibraimi.

Propozimin e tij e kontestoi Subhi Jakupi nga radhët e BDI-së, i cili kërkoi të vendoset për ankesat një nga një, sipas kohës kur janë dorëzuar në KSHZ. 

Ankesa kanë ngritur PDSH, Lëvizja popullore për Maqedoni, Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni, Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë, koalicioni “Aleanca për të Ardhmen”, Forcat Demokratike të Bashkuara të romëve, koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” dhe Rilindja Demokratike Kombëtare.

KSHZ-ja vendosi që 428 ankesat t’i ndajë në kategori dhe të debatojë në bazë të një pjese të shkeljeve, respektivisht të fillojë me shkeljet e rregullave (procedurave) të votimit. Baza e dytë sipas të cilës do të vendoset është koha e mbledhjes së rezultateve, e cila ende nuk është plotësisht e përfunduar, ajo kërkon afat prej 48 orësh nga momenti kur Komisioni zgjedhor komunal do ta përmbyllë procesverbalin e votave të numëruara në vendet e votimit dhe do ta dorëzojë te KSHZ-ja.  

Lajme të ngjashme

Back to top button