fbpx

RMV, partitë e vogla në pushtet kërkojnë një njësi zgjedhore ose kërcënojnë zgjedhje të parakohshme

Pesë deputetë të koalicionit qeverisës të udhëhequr nga LSDM-ja e kushtëzojnë mbështetjen e qeverisë së re të udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski me kërkesë që brenda tre muajve të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor në Kuvendin e RMV-së, transmeton Portalb.mk.

Deputetët Pavle Trajanov nga PD, Maja Moraçanin nga DOM, Monika Zajkova dhe Bobi Mojsoski nga PLD, Ljupço Balkoski nga VMRO-Popullore dhe Bejxhan Iljas nga DPT nënshkruan kërkesën që i gjithë vendi të bëhet një zonë zgjedhore pa model proporcional zgjedhor dhe pa prag.

Këtë kërkesë ata ia kanë dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, duke kërkuar që sa më shpejt të caktohet seanca plenare për të diskutuar për ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor që janë dorëzuar para 11 muajsh.

Nëse Kuvendi i RMV-së nuk i miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pesë deputetët paralajmërojnë se kjo do të thotë fundi i mbështetjes së tyre për qeverinë e re të udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski.

Ndryshe, kjo kërkesë e pesë deputetëve vjen vetëm pak ditë para se Kuvendi të shqyrtoj formimin e Qeverisë së re të udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski, në të cilën 64 deputetë të koalicionit qeverisës të udhëhequr nga LSDM, BDI, Alternativa dhe PDSH kanë deklaruar mbështetjen e tyre.

Kujtojmë se Dimitar Kovaçevski në krye të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut zëvendëson ish-kryeminsitrin, Zoran Zaev i cili dha dorëheqjen për shkak të disfatës së LSDM-së në zgjedhjet lokale, që u mbajtën më 31 tetor të vitit 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button