fbpx

Rrihet një person nga sigurimi i QT Ramstore

A.Sh, 39 vjeç nga Shkupit është rrahur parmbrëmë nga sigurimi i qendrës tregtare “Ramstor” në Shkup.

Sipas policisë, 39 vjeçari ka theksuar se ishte sulmuar nga ana e pesë punonjësve të agjencisë private të sigurimit “SGS”, transmeton Ina.

Siç raportohet, A.Sh derisa po ecte në korridorin e qendrës tregtare në afërsi të zyrave të agjencisë së sigurimit, ai është sulmuar nga pesë punonjës me grushte dhe shqelma, duke marrë plagë të rënda në trup.

Ndaj tij menjëherë ka pasuar ndërhyrja mjekësore në Qendrën Emergjente të Shkupit dhe se MPB ka ndërmarrë masat për të zbardhur motivet e këtij incidenti.

Lajme të ngjashme

Back to top button