Princi Andrew humb titujt ushtarakë dhe patronazhet

Princi britanik, Andrew ka humbur titujt ushtarakë dhe patronazhet, dhe ato i janë kthyer Mbretëreshës Elizabeta II, ka njoftuar Pallati Buckingham, raporton REL, transmeton Portalb.mk.

Ky vendim është marrë pasi avokatët e tij kanë dështuar që të bindin një gjykatës amerikan për të hedhur poshtë një padi civile kundër Princit, në të cilën ai akuzohet me abuzime seksuale.

Ai akuzohet se ka abuzuar një vajzë sa ka qenë në moshën 17-vjeçare, diçka që ai e mohon vazhdimisht.

“Me miratimin e Mbretëreshës, titujt ushtarakë të Dukës së Jorkut dhe patronazhet mbretërore i kanë kthyer Mbretëreshës”, ka thënë Pallati mbretëror përmes një deklarate.

“Duka i Jorkut do të vazhdojë të mos marrë përsipër detyra publike dhe do të mbrojë rastin e tij si qytetar privat”.

Sipas disa burimeve brenda Pallatit, atij as nuk do të mund t’i referohen n stilin “Madhëria juaj”.

Rolet e tij do të shpërndahen në mesin e anëtarëve tjerë të familjes mbretërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button