Koçoski pret fitore në rrethin e dytë në Strugë

Vlladimir Koçoski, kandidat i përbashkët i VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së  për kryetar të komunës së Strugës, sot tha se mbetet zgjedhjet të përfundojnë në një atmosferë demokratike, me dinjitet dhe në frymën evropiane. Ai pret mbështetjen e të gjithë atyre të cilët dëshirojnë një Strugë më ndryshe dhe më të bukur.

Fituam në rrethin e pare, do të fitojmë edhe tani. Qytetarët e Strugës edhe në rrethin e dytë do të votojnë për hapjen e zonës zhvillimore industriale-teknologjike e cila do të mundësojë hapjen e 2000 vendeve të reja të punës; rikonstruimin sistemit të ujësjellësit në fshatrat Llukovë,Nerezi, Jabllanicë dhe Tashmarunishtë; ndërtimin e sistemit të kolektorit për ujërat e zeza në Radozhdë; ndërtimin e kanalizimeve fekale në fshatrat Moroishtë, Llozhan, Vranisht, Veleshtë dhe Drasllajcë; rikonstruimin e rrugës lokale Oktisi-Veleshtë; rikonstruimin e qendrës së qytetit; rikonstruimin e tregu;, ndërtimin e dy garazheve të nivelizuara dhe rikonstruimin e 7 sallave sportive shkollore, si dhe shumë projekte tjera – tha Koçoski.

Ai premtoi se do të bëjë gjithçka që është në mundësitë e tij që të sigurojë një jetë më kualitative për të gjithë qytetarët e Strugës.

Lajme të ngjashme

Back to top button