Hiperbolizim dhe glorifikim i panevojshëm mediatik i një pajisje ushtarake ruse

Recensojmë një shkrim i cili në mënyrë të hiperbolizuar dhe sensacionale glorifikohen pajisje ushtarake ruse. Përmbajta me titullin “Rusia E Prezanton ‘Bishën’ E Qiellit: “Me Këtë Do T’i Bëjmë Ballë Amerikës”, është shembull tipik i një raportimi jo profesional gazetaresk që ka për qëllim të shkaktojë bindje të gabuara në opinion, shkruan Portalb.mk.

Më datë 6 janar të vitit 2022 përmes një titulli sensacional faqja “N-news Media” njofton lexuesit se Rusia ka prezantuar një dron të ri luftarak. Në titullin e hiperbolizuar droni na paraqitet si një “bishë e qiellit” qëllimi i së cilës është të mbrojë interesat e shtetit rus nga Amerika. Megjithatë në brendinë e tekstit lexuesit në asnjë moment nuk i përgjigjet pretendimeve që bëhen në titullin e produktit mediatik. Përmbajtja është e varfër me informacion dhe nuk jep burime relevante rreth atij informacion që shfaq para lexuesit.

“Rusia ka nxjerrë tashmë një version tjetër të dronit të saj të ri lutfarak, që po përgatitet për demonstrimin e saj të parë të fluturimit. “Sukhoi S-70 Okhotnik” i Rusisë në konfigurim para-serial u zbulua në Ndërmarrjen e Aviacionit Novosibirsk gjatë vizitës së zëvendësministrit rus të Mbrojtjes Alexey Krivoruchko. Sipas të dhënave të burimeve të hapura, droni ka një peshë ngritjeje prej 20 tonësh dhe mund të zhvillojë një shpejtësi prej rreth 1000 km/h. Dërgesat serike të dronit për trupat do të fillojnë nga viti 2024”, ky paragraf është gjithçka që autori i ofron lexuesit i cili klikon postimin me titull bombastik.

Përderisa në komentet e postimit vërehet një gjuhë e ashpër ndaj autorit i cili në mënyrë jo profesionale glorifikon shfaqjen e një mjeti luftarak nga një shtet, shqetësues duhet numri i lartë i atyre të cilët e pëlqejnë këtë postim. Postimi ka grumbulluar rreth 90 komente dhe 380 reaksione, prej të cilëve 325 përdorues të “Facebook” e pëlqejnë përmbajtjen në fjalë.

This slideshow requires JavaScript.

Interaksioni ne postimin e faqes N-News Media

Sidoqoftë, “lajmi” i shpërndarë në faqen “N- news media”, në një periudhë kur filluan tensionet në Kazakistan ose në momentin kur Rusia kërcënon Ukrainën, nuk është diçka e re për opinionin ndërkombëtar. Droni në fjalë është prezantuar për herë të parë në vitin 2011 dhe që atëherë po punohet për avancimin e të njëjtit.

Çfarë është “Sukhoi S-70 Okhotnik”?

Në mes të dhjetorit të vitit 2021 Rusia prezantoi një video të re të dronit me emrin “Sukhoi S-70 Okhotnik”. Fluturimi i parë i dronit në fjalë u publikua më 7 gusht 2019, nga Ministria Ruse e Mbrojtjes.  Okhotnik, që do të thotë “Gjuetar”, është një mjet ajror luftarak pa pilot. Kjo do të thotë se është një dron që mund të ndërmarr sulme vdekjeprurëse, si dhe të shërbejë në rolin e mbikëqyrësit elektronik gjatë një lufte apo beteje.

Megjithatë, zhvillimi i dronit “Okhotnik” filloi në vitin 2011, pajisja u shfaq për herë të parë në publik më 23 janar në fotot e shpërndara në mediat sociale ruse teksa droni fluturues tërhiqej nga një traktor në Novosibirsk, Siberi. Më pas, më 14 maj, “Okhotnik” u fotografua në objektin e Chkalov gjatë një vizite nga Presidenti Vladimir Putin.

Fotot satelitore zbuluan se droni, është mjaft i madh me krahë afërsisht 19 metra të gjerë. Droni peshon 20 ton dhe shpejtësia e tij maksimale është në intervalin e lartë nënsonik. Trupi i bollshëm i dronit ka dy hapësira të brendshme me një kapacitet për më shumë se dy ton armë ose pajisje të specializuara, dhe supozohet se mjaftueshëm karburant për t’i dhënë dronit një rreze që tejkalo rreth 6000 km.

Konfigurimi me krahë fluturues të UAV-së ruse dhe motori i ngulitur në trupin e avionit kanë ngjashmëri shumë të madhe me dronin RQ-170 të Forcave Ajrore të SHBA-së, ekzistenca e të cilit u pranua publikisht vetëm pasi u kap nga Irani dhe më pas u studiua gjerësisht nga Rusia.

Propagandë pro-ruse

Autori me qëllim apo pa qëllim ka kryer propagandë e cila e favorizon Rusinë. Autori ka tentuar të shfaqë këtë shtet si superior dhe më të fuqishëm ushtarakisht ndaj një tjetri, në këtë rast ndaj Amerikës. Duke pasur parasysh kontekstin e tensioneve mes Amerikës dhe Rusisë ndër vite, autori anon nga kjo e fundit, duke e zmadhuar kështu rolin e këti droni të cilin e quan dhe “bishë” me tendencën që kjo “bishë” do të dëmtojë dhe do të shpallë fitore ndaj të pafuqishmive – në këtë rast Amerikës. Autori nuk ka asnjë informatë për kapacitetin luftarak që e posedon Amerika, që të ofrojë balans në informata dhe fotografi të plotë për kapacitetet e dy shteve, së paku për kapacitetet ajrore – ose të dronëve, që më pas opinioni të mund vetë të vlerësojë se kush mund të ketë superioritet ushtarak.
Problemi me këtë lajm, gjithashtu qëndron në faktin se ndejll emocione, në këtë rast – frikë ndaj një sulmi eventual nga Amerika e cila paraqitet si shtet agresor, ndërsa nga ana tjetër Rusia paraqitet si shtet i sulmuar e cila e ka domosdoshmërisht të mbrohet, dhe ja që posedon armë të këtilla që do t’i sigurojë madje dhe fitore ndaj sulmuesit.

Përmbajtja e publikuar bie ndesh me disa pika të kodit etik gazetaresk

Me apo pa dashje duke publikuar një produkt të tillë mediatik, autori bie ndesh me disa parime bazë të Kodit Etik të Gazetarëve. Një nga parimet gazetareske që është thyer në përmbajtjen që recensojmë është:

“Roli i gazetarëve është të transmetojnë informata, ide dhe mendime dhe kanë të drejtë të komentojnë. Duke respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave, gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë”.

Pra cilat do qofshin mendimet apo komentet personale të gazetarit gjatë raportimit ato duhet të lihen anash dhe të raportohen në mënyrë objektive. Disa nga vlerat etike që autori i kësaj përmbajtje duhet ti ketë parasysh janë:

Mënyra e informimit në raste të fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jenë të çliruara nga senzacionalizmi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button