RMV, Ministria e Transportit i hoqi licencën transportuesit “Boga Trans” nga Shkupi

Me kërkesë të Inspektoratit Shtetëror për Transport, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e solli Vendim për heqje të licencës për punë transportuesit “Boga Trans” nga Shkupi, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Ministria e Transportit dhe Lidhjeve Solli Vendim me të cilin përkohësisht i ndalohet transportuesit të kryej aktivitete afariste, duke ia hequr edhe licencat për transport të brendshëm dhe ndërkombëtar të udhëtarëve, si dhe certifikatat e licencave.  Transportuesi e ka për obligim që licencat dhe certifikatat e licencave t’i dorëzojë në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve”, thuhet në komunikatën e kësaj ministrie.

Transportuesi “Boga Trans” ka poseduar licencë për të kryer transport të brendshëm, transport të lirë dhe në linja speciale të udhëtarëve, si dhe licencë për të kryer transport të lirë ndërkombëtar të udhëtarëve. Transportuesi ka poseduar edhe certifikata të vlefshme të licencave për të kryer transport të brendshëm të lirë dhe në linja speciale pasagjerëve dhe certifikata të licencave për të kryer transport të lirë ndërkombëtar të udhëtarëve.

Inspektorati Shtetëror i Transportit ka kryer kontroll të jashtëzakonshëm më datë 21.12.2021, gjatë të cilit inspektori ka konstatuar që pavarësisht se transportuesi ka poseduar licencë të vlefshme, shoferi nuk ka pas certifikatë të vlefshme për të kryer veprimtari në trafikun ndërkombëtar. Kështu, janë konstatuar parregullsi në punën e subjektit juridik, përkatësisht i njëjti ka punuar në kundërshtim me Ligjin për transportin rrugor.

Përkatësisht, sipas nenit 8 paragrafi 1 pika 3 e Ligjit për transport rrugor, personi juridik apo fizik vendor mund të marrë licencë nëse plotëson kritere të caktuara, ndër të cilat të ketë të punësuar së paku një shofer për një automjet.

Transportuesi “Boga Trans” në momentin e kontrollit nuk iu ka përmbajtur dispozitës ligjore për të punësuar të paktën një shofer për një automjet, për çka Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, me kërkesë të Inspektoratit Shtetëror të Transportit, e miratoi Vendimin për pezullim të përkohshëm të operacioneve.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, pas aksidentit të autobusit në Bullgari, ia hoqi licencën edhe kompanisë “Besa Trans BTB”, ndërsa Ministria e Ekonomisë ia hoqi licencën për ushtrim të veprimtarisë turistike filialit të tyre “Besa Travel”.

Ndryshe, në fund të dhjetorit, Inspektorati Shtetëror i Transportit e konfiskoi autobusin e “Boga Trans” në pikën për pagesë të tarifës rrugore, Milladinovci, derisa ai kishte qenë duke udhëtuar në linjën Shkup-Stamboll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button