Gucati u largua nga seanca gjyqësore pasi nuk ndjehej mirë me shëndet

Avokati i Hysni Gucatit ka bërë të ditur se ish kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës,  Hysni Gucati, nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe kjo sipas tij, është edhe arsyeja se pse ai është larguar nga seanca e sotme gjyqësore.

“Në fillim të seancës sot, më është vënë në vëmendje gjendja e tij. Ai nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka marrë ilaçe kundër dhimbjeve mbrëmë, e ka një takim me mjekun në orën 18:00 sot”.

“Ai u përpoq që të qëndronte në sallë sot, por dhimbjet vazhduan dhe nuk është në gjendje të mirë fizike për të qenë i pranishëm. Nuk kam një diagnozë mjekësore, por besoj se do të kemi sonte”, është shprehur avokati i tij, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se sot po vazhdon seanca ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, ku mbi ta rëndojnë akuzat për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button