Atletico Madrid merkato tek ekipi i Serie A

Dusan Vlahovic vijon të mbetet një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Sulmuesi po shkëlqen me Fiorentinën në Serie A, aty ku kryeson renditjen e golashënuesve me 16 realizime sezonale, raporton SS.

21-vjeçari pëlqehet nga disa klube të mëdha të Premier League, por garës për shërbimet e tij i është bashkuar edhe Atletico Madrid, që e cilëson si zëvendësuesin perfekt të Luis Suarez.

“Colchoneros” e kërkuan edhe në verën e kaluar sulmuesin e ekipit nga Firence, ndërsa tani po projektojnë një goditje të dyfishtë te Fiorentina. Mediet spanjolle shkruajnë se Diego Simeone do edhe Nikola Milenkovic.

Mbrojtësi dhe sulmuesi serb kanë kontratë deri në vitin 2023 me Fiorentinën, që ka bllokuar largimin e tyre në janar dhe shpreson të përfitojë sa më shumë nga shitja e tyre në fund të sezonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button