Kastriot Rexhepi, talebanët, energjia elektrike, Angellov, Bislimovski, janë disa nga personazhët dhe temat e Karnevalit të Vevçanit

Aktivitet tradicionale në Vevçan, të njohura si “Karnevalet e Vevçanit”, edhe sivjet u realizuan duke filluar prej 12, aktivitete që do të zhgjasin tri ditë. MIA numrëoi disa nga temat e përfshira sivjet në këtë, si talebanët, energjia elektrike, energjia e gjelbër, qendrat e vaksinimit, Kastriot Rexhepi, Stojançe Angelov, Marko Bislimovski, etj.

Banorët e Vevçanit me shaka treguan edhe gërmimin e bitkoin-it, duke bërë shaka me ngrohjen me një koleksion simbolik të drurit “për t’i ngrohur fëmijët e tyre”, kujtuan ish-kryeministrin Nikolla Gruevski me bukë krishtlindjesh, protestuan për lirimin e tenistit Novak Gjokoviq, si dhe performancën e tij në “Australia Open”. Ata nuk e harruan edhe humanizmin e zjarrfikësve sllovenë, të cilët ndihmuan në shuarjen e zjarreve në vend, ndërsa pjesë e pandashme janë edhe maskat tradicionale të nuses dhe dhëndrit, Augustit budalla, shejtanët, zurllat dhe daullet, por edhe maskat e tjera mepërmbajtje të zakontë dhe të pazakontë.

Kryetari Spase Kocovski paraprakisht tha se vasilicasit nuk duan të ofendojnë askënd dhe as të lëndojnë ndjenja kombëtare apo fetare, por vetëm e tregojnë vitin që kaloi në mënyrë satirike dhe humoristike dhe nuk duhet parë kot në to.

Paradën e karnevalit e ndjeki edhe lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, duke pritur që të mbizotërojë shpirti gazmor dhe vevçanasve u uroi ditë të suksesshme karnavalesh. I pyetur nga një gazetar se a pret ta shohë fytyrën e tij në mesin e të maskuarve, ai tha se e mirëpret satirën dhe i inkurajoi vevçanasit që të jenë sa më kreativë.

Sipas traditës, dy shoqëritë “Vasilica Gorna” dhe Dolna Maala” me dhëndrin, nusen, dy shejtanët, Augustit budalla dhe maskat e tjera vazhdojnë me paradë nëpër rrugët e Vevçanit. Në mëngjes, tradicionalisht nuset e dy lagjeve së bashku me të ftuarit shkojnë në burimet e Vevçanit për të mbushur ujë, me të cilin bëhet kashaniku (lakra) e Vevçanit në të cilën vendoset një monedhë. Tek ai që bie monedhja do të jetë i lumtur dhe i begatë gjatë gjithë vitit. Sipas traditës manifestimi përfundon më datë 14, pasdite me vallëzim karnaval dhe ndezje të maskave në qendër të Vevçanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button