fbpx

Humbi jetën Nikolla Mlladenov, pronari i gazetës ‘Fokus’ (FOTO-VIDEO)

Mbrëmë vonë në një aksident të rëndë rrugor humbi jetën pronari dhe redaktori i gazetës ditore “Fokus”, Nikolla Mlladenov. 

Për fatkeqësinë është kuptuar sot, ndërsa nuk ka informata të sakta si ka ndodhur aksidenti dhe a ka pasur ndonjë bashkudhëtar me të.

Në vendin e ngjarjes, në lagjen e Shkupit Hipodrom në autostradën Veles – Shkup, ka shumë polici dhe ekipe të ndihmës së shpejtë. Trupi i tij është nxjerrë nga makina.

Ai u gjet i vdekur në makinën xhip “Mercedes” e rrokullisur nën rrugë. Zhdukja e Mladenov u lajmërua nga familjarët, të cilët nuk kishin arritur që ta merrnin ate në telefonin celular. Policia sot nisi hetimet për gjetjen e tij, ndërsa rreth orës 12.00 u gjet makina e rrokullisur. 

Mlladenov është i njohur në opinion si kritukuesi më i madh i Qeverisë, qoftë aktuale qoftë të atyre të kaluarave. Ai njihet dhe edhe për shumë padi të ngritur nga funkisonarë të ndryshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button