Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë do të organizojë panelin “Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri” në Tiranë

Në organizim të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë nesër në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, do të mbahet paneli “Paqja, Stabiliteti dhe Zhvillimi në Ballkan: Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit nga Drejtoria e Komunikimeve, presidenti Recep Tayyip Erdogan më 17 janar do të zhvillojë një vizitë në Shqipëri.

Me panelin që do të mbahet në Tiranë para kësaj vizite, synohet ngritja e marrëdhënieve mes dy vendeve në një nivel më të lartë, të cilat kanë marrë vrull kohët e fundit, si dhe të vlerësohen mundësitë e bashkëpunimit.

Në panelin nën moderimin e gazetares dhe anëtares së bordit drejtues të TRT-së, Meryem Ilayda Atlas Çetin, si folës do të marrin pjesë Prof. Asoc. Dr Lindita Xhanari Latifi, drejtoreshë e Institutit të Studimeve Ballkanike në Universitetin New York në Tiranë, Prof. Dr. Hasan Basri Yalçın, akademik në Universitetin Istanbul Ticaret, Doç. Dr. Aylin Unver Noi, akademikja në Universitetin Haliç, si dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genti Gazheli.

Në kuadër të panelit do të trajtohen çështjet si fushat potenciale të bashkëpunimit mes dy vendeve, bashkëpunimi Turqi-Shqipëri në luftën kundër terrorit, zhvillimet në Ballkan, politika e Turqisë për Ballkanin, bashkëpunimi ekonomik, si dhe kontributi i të dyja vendeve për stabilitetin në Ballkan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button