Gjyqi i Rashkovskit fillon më 25 janar, lënda i ra gjyqtares Janculeva-Mihailovska

Gjyqi kundër ish-sekretarit të përgjithshëm Dragi Rashkovskit do të fillojë më 25 janar. Data është caktuar pasi lënda sipas AKMIS-it i është dhënë gjyqtares Fanka Janculeva-Mihailovska nga Gjykata Penale në Shkup, transmeton 360 Shkallë.

Caktimi i fillimit të gjykimit pason pasi dy ditë para Vitit të Ri Gjykata Themelore Penale e pranoi aktakuzën kundër Rashkovskit dhe gjashtë personave të tjerë lidhur me prokurimin e paligjshëm të softuerit dhe lajen e parave, të cilin Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e dorrëzoi më 8 tetor 2021.

Përndryshe, bashkëshortja e ish sekretarit gjeneral të Qeverisë, Dragi Rashkovski në shkurt ka marrë shpërblim automobil Dodge Viper SRT të vitit 2005, vlera tregtare e të cilit është më së paku 50 mijë euro, ndërsa në listën anketuese të Rashkovskit është i paraqitur se vlen 5 mijë euro, ka zbuluar Komisionit për Antikorrupsion. Automobili paraprakisht ka qenë në pronësi të një personi, i cili pretendohet se e ka blerë nga një kompani e Gostivarit në nëntor të vitit të kaluar për 5 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button