Afërditën e duan në Majami

Këngëtarja dhe modelja shqiptare Afërdita Dreshaj, kohën e fundit është shkëputur nga angazhimet e saj në muzikë, për t’iu përkushtuar modelimit. Ish e fejuara e këngëtarit shqiptar nga Maqedonia Shpat Kasapi, që ka prezantuar Kosovën në spektaklin e bukurisë “Miss Universe”, ka disa javë që i është rikthyer Amerikës, ku është angazhuar në disa projekte mode.

Ajo po qëndron në Miami, ku është edhe baza e agjencisë së modeleve “CGM” me të cilën modelja punon. Nëpërmjet rrjeteve sociale, Dreshaj ka bërë të ditur se kjo kompani i do modelet shqiptare,e veçanërisht atë dhe Anxhela Martinin.

Lajme të ngjashme

Back to top button