Rekordi i Milan: 27 pikë, 0 humbje

Tetë fitore, 3 barazime, zero humbje dhe 27 pikë: ky është i bilanci i vitit 2013 deri në këtë moment për Milanin e Massimiliano Allegrit. Sipas “Gazzetta dello Sport”, në Serie A asnjë klub nuk ka patur ecurinë e “Djallit”, i cili në rast se kampionati do të startonte në janar do të ishte në vend të parë 5 pikë më shumë se Napoli dhe 6 pikë më shumë se Juventus.

Në Europë vetëm Bayern Munchen ka bërë më mirë se Milan me 9 fitore në 9 ndeshje. Përsa i përket Real Madrid, “Los Blancos” ka bërë 9 fitore në 11 ndeshje por kanë edhe një humbje

Lajme të ngjashme

Back to top button