RMV, çdo i katërti i testuar rezulton pozitiv, omicron thyen rekorde edhe në Evropë

Çdo i katërti i testuar për kovid-19 në vend rezulton pozitiv me virus, tregojnë statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë. Dje nga 7.123 qytetarë të testuar pozitivë kanë rezultuar 1.822 persona, që është rreth 25.5 për qind. Ngjashëm ishte edhe një ditë më parë kur u vërejt rekord prej  1.964 të infektuarish nga 7.724 të testuar, që është gjithashtu rreth 25.4 për qind, transmeton Portalb.mk.

Aktualisht në vend aktiv janë 13.478 raste me koronavirus, ndërsa sipas të dhënave të fundit, varianti omikron është zbuluar në 68% të mostrave të sekuencuara të bëra në laboratorin e virologjisë dhe diagnostikimit molekular të Institutit për Shëndet Publik.

Gjithashtu, është rritur numri i vizitave ditore në repartet infektive nëpër spitalet e vendit, ndërsa numri i vizitave ditore ndonjëherë nëpër spitalet e Shkupit i kalon 100 pacientë. Sipas anketave epidemiologjike, shumica e pacientëve kishin kontakt me një rast pozitiv tre ditë para fillimit të simptomave/marrjes së rezultatit pozitiv.

Numra të lartë të të infektuarve janë regjistruar në të gjitha vendet e rajonit dhe më gjerë. Në Serbi, për shembull, dje janë regjistruar 12.877 raste dhe kanë vdekur 26 persona.

Numra rekord të të infektuarve me kovid-19 ka edhe në Slloveni, ku çdo i dyti i testuar rezultoi pozitiv. Dje në këtë vend u regjistruan 7.420 persona të infektuar me kovid-19, që ishte një rekord i ri ditor. Instituti Kombëtar slloven i Shëndetit Publik njoftoi se nga 14.814 teste PCR, janë zbuluar 7.420 raste, që do të thotë se gjysma e të testuarve ishin pozitiv.

Gjermani, nga ana tjetër, dje, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar mbi 80 mijë të infektuar të rinj. Franca, gjithashtu, ka disa ditë që regjistron më shumë se 300.000 infeksione të reja në baza ditore. Dje, ky vend regjistroi 361.719 raste të reja dhe 249 vdekje.

Për shkak të numrit të lartë të të infektuarve, Zvicra njoftoi se do të përgjysmojë periudhën e karantinës në pesë ditë për të ndihmuar ekonominë të përballet me valën pandemike të Omicronit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), më shumë se gjysma e njerëzve në Evropë mund të infektohen me një llojin e ri të koronavirusit – omicron.

Epidemiologia amerikane dhe ekspertja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për kovid-19, Maria Van Kerhove, theksoi se varianti omicron nuk nënkupton formë të lehtë të sëmundjes.

Kerhove tha se shfaqja e omicronit, po shkakton një rritje të mprehtë të rasteve të koronavirusit në mbarë botën. Ajo theksoi se omicron e tejkalon me shpejtësi variantin delta për sa i përket qarkullimit.

Në të njëjtën kohë, ekspertët paralajmërojnë se ka ende pasiguri të madhe se si do të zhvillohet faza e ardhshme e pandemisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button