Mbi shtetin, sportin dhe vaksinat II

Saga Novaxx Gjokoviq vazhdoi edhe për një javë me zhvillime që bëhen gjithnjë e më interesnate. Edhe më tej vazhdojnë dilemat që lidhen me statusin e personit publik me famë botërore, refuzimin e tij për vaksinim, driblimet e ndryshme juridike për të udhëtuar, dhe përgjegjësia që duhet bartur për sjellje tërësisht të papërgjegjshme në kohë pandemie.

Javën e kaluar, Gjykata federale në Australi e liroi nga arresti Gjokoviqin me pretekstin se ai ka pasur dokumente valide për të marrë vizën australiane edhe pse i pavaksinuar. Dokumeni kyç në këtë çështje është vërtetimi që me 16 Dhjetor tenisti ka rezultuar pozitiv me Covid-19, dhe si i tillë, nuk ka mundur të vaksinohet në periudhën menjëherë pas sëmundjes. Vendimi i tillë, edhe pse proceduralisht i rregullt, nuk e prek në aspekt esencial çështjen, sepse fare nuk meret me konceptin e interesit publik dhe refuzimin e gjertanishem të tenistit të vaksinohet. Në kohën kur verzioni Omicron i Covid-19 bën kërdinë nëpër botë, shumë vende kërkojnë dëshmi për tri doza të pranuara të vaksinës plus test negativ para udhëtimit. Ndërsa personi në fjalë mori vendim gjyqësor favorizues edhe përkrah faktit që nuk ka pranuar asnjë dozë vaksine deri më tani. Kjo ka qenë bindja e lirë e gjyqtarit dhe pavarësia e gjyqësorit nënkupton pikërisht këtë, që vendimet gjyqësore mund të mos jenë në përputhje me vendimet ekzekutive të shtetit. Por megjithatë, aspak nuk duhet të anashkalohet fakti që vendimet lidhur me vizën dhe lejimin e hyrjes në shtet i bën pushteti ekzekutiv, e në këtë rast, ministri Australian qe e ka këtë kompetencë deklaroi që tenistit megjithatë mund ti revokohet viza dhe të deportohet, gjë që do të thotë se në tri vitet e ardhshme nuk do të mund të udhëtojë më në Australi.

Revokimi i vizës dhe deportimi janë vendime ekzekutive të cilat mund të jenë bile të lehta për personin në fjalë. Sepse e shihni, ai vetë u pengua tek gënjeshtrat e veta dhe e vërteta ngadalë por sigurtë po del në shesh. Kjo e vërtetë e largon gjithnjë e më shumë tenistin nga Australia Open, ndërsa e afron gjithnjë e më afër përgjegjësisë penale. Sepse të qenit person publik do të thotë që çdo lëvizje e juaja ndiqet, evidentohet dhe publikohet.

Kështu, në kohërat e mas mdiumeve dhe internetit, shumë shpejt doli në shesh që tenisti i mirënjohur, që sipas dokumentacionit të dorëzuar për të marë vizën australiane ka rezultuar pozitiv me Covid-19 me 16 Dhjetor, jo më larg se me 17 Dhjetor ka marë pjesë në evenimente tenisi ku ka ndarë shpërblime për fëmijë dhe ka qenë në kontakt me shumë njerëz të tjerë. Poashtu, në atë periudhë kohe, tenisti i njohur ka udhëtuar edhe në Spanjë, përkundër kufizimeve për të kaluar kufirin në gjendje të infektuar me Covid-19.

Dy janë mundësitë në këtë rast: Mundësia e parë është që tenisti ta ketë falsifikuar dokumentin që vëerteton se ka rezultuar pozitiv në 16 Dhjetor 2021. Në këtë rast ai ka kryer vepër penale Falsifikim i dokumentit zyrtar. Mundësia e dytë është që tenisti të ketë qenë vërtet pozitiv, ashtu si shkruan në dokument. Në këtë rast ai është dashur të rijë në izolim dhe jo të viziotjë evenimente ku janë prezente shumë njerëz, madje edhe fëmijë, bile edhe të udhëtojë jashtë shtetit. Në këtë rast ai ka kryer vepër penale Përhapje e qëllimshme e sëmundjes ngjitëse në kohë pandemie. Në të dy mundësite flitet për përgjegjësi penale dhe sanksione penale. Mijëra njerëz janë dënuar për sjellje të tillë të papërgjegjshme që nga fillimi i pandemicë e gjer më tani.

Gjokoviq deklaroi që ai ka marë pjesë në eventin e 17 Dhjeorit pasi që rezultatin e testit që e ka bërë me 16 dhjetor e ka marë të nesërmen pasdite. Por ne e dime mirë që në raste të tilla njeriu i përgjegjshëm duhet të vetëizolohet vullnetarisht deri sa ta marë rezultatin e testit e jo të shkojë në evente ku ka fëmijë të cilët edhe nuk mund të vaksinohen deri në moshë të caktuar dhe në këtë mënyrë janë tërësisht të pambrojur. Kjo sjellje e papërgjeshme e një personi sportist që duhet të jetë shembull për gjeneratat e reja është jo vetëm juridikisht skandaloze por njëherit edhe arrogante, injorante, dhe jomorale.

Dhe tani vimë sërish te dallimi mes shteteve dhe sundimit të së drejtës. Gjokoviq nuk ka shkelur ligjin vetëm në Australi, por edhe në Spanjë dhe mbi të gjitha, në vendin e tij amë, në Serbi. Me shumë interes pres se si do të reagojnë institucionet e drejtësisë në Serbi lidhur me përgjegjësinë penale që duhet ta mbajë heroi i tyre. A do të jenë në gjendje ta dënojnë atë që e shpallën shenjtor?

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button