fbpx

Vaksinat kundër Kovid-19 nuk përmbajnë parazit, mjeku Kuzmanoski: Është e pamundur

Personi Hubejb Numan në “Fejsbuk” ka publikuar një fotografi të një paraziti i cili sipas tij, është “dëshmuar të jetë në vaksinat Pfizer dhe Moderna”. Kjo është e pavërtetë, Portalb.mk konfirmoi se burimi i kësaj fotografie është “The Stew Peters Show”, një program televiziv në ShBA i cili njihet për shpërndarjen e teorive konspirative, mjeku Ile Kuzmanoski shpjegoi se si diçka e tillë nuk është e mundshme as teoritikisht e as praktikisht, shkruan Portalb.mk.

Hubejb Numan në postimin e tij pretendon se këto parazite janë pjesë e përbërjes së vaksinave “Pfizer” dhe “Moderna” dhe sipas tij, këto krijesa në të ardhmen do të pushtojnë trupin e të vaksinuarve.

“Nën një mikroskop në 400X Dr. Carrie Madej ekzaminoi vaksinën e Pfizerit dhe Modernas ku zbuloi krijesë të gjallë në vaksinat, një parazit me një kokë dhe tre këmbë ku madje lëshon vezë që do të çelin në trup. Këto krijesa ngadalë pushtojnë trupin tuaj” shkruan Hubejb Numan“Fejsbuk”.

Kjo dezinformatë është pjesë e gënjeshtrave që burim kanë antivakserët

Emisioni “Stew Peters Show” i cili transmetoht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njihet si emision i cili shpërndanë vazhdimisht ide dhe teori konspirative dhe të pabazuara, ata publikuan këtë video ku pretendojnë se kjo gjallesë është në përmbajtje të vaksinave.

Mjeku Carrie Madei, gjithashtu pjesë e rrjetit të antivakserëve, thotë se ka incizuar këtë video duke përdorur thjeshtë një mikroskop. Megjithatë, teoritë e personave të lartëpërmendur njihen si kontraverse dhe shpesh herë janë përgejështruar nga personat kompetent dhe faktet shkencore.

A është e mundur që vaksinat të përmbajnë parazit të gjallë? Flet mjeku Ile Kuzmanoski

Mjeku Ile Kuzmanoski potencoi se një gjë e tillë është absolutisht e pamundur, ai shpjegoi se paraziti në fotografinë e publikuar zhvillohet në vezoret e disa peshqive specifik dhe quhet polypodium hydriforme.

“Gjithësesi se është e pamundur që vaksinat të përmbajnë parazite të gjalla në përbërjen e tyre. Ajo që është treguar në fotografi është me siguri paraziti Polypodium hydriforme, i cili zhvillohet në vezoret e disa peshqive specifik. Së pari, me rëndësi të madhe është të theksohet, që për secilën vaksinë, eksiston një listë me përmbajtjen, e cila është e publikuar nga ana e vetë prodhuesit. Këto lista janë lehtësisht të qasshme dhe në asnjërën prej tyre nuk thuhet se parazitët e gjallë janë pjesë e përbërjes së ndonjërës vaksinë” tha mjeku Ile Kuzmanoski.

Kuzmanoski shtoi se vaksinat nuk kanë përmbajtje shtazore, ndërkaq paraziti i cili pretendohet të jetë në përbërjen e vaksinave, është i madh dhe po të ishte pjesë e përbërjes së vaksinave, do të ishte i dukshëm.

“Sa i përket parazitit të lartëpërmendur, ai shumohet në vezoret e disa peshqive specifik, në pjesën më të madhe të jetës së tij.  Andaj nuk ekziston mundësi që ai të qëndrojë në vaksinat kundër virusit korona, e cila në përmbajtjen e saj nuk ka produkte shtazore. Gjithashtu, madhësia e këtij paraziti është rreth 0.5-2.5mm, që do ta bënte atë të dukshëm. Edhe pse kjo është e pamundur, por edhe në qoftë se të ishte pjesë e vaksinave, ai nuk do të mund të ju mbijetonte temperaturave të ulëta në të cilat vaksinat ruhen, sepse edhe ata si të gjitha organizmat tjera, nuk janë resistent ndaj ngrirjes” shtoi Kuzmanoski.

Ndryshe, Kuzmanoski për në fund tha se para prodhimit të vaksinave ekzistojnë disa procese që duhet të kalojnë, të cilat nuk janë të lehta, të cilat sipas tij parandalojnë kontaminimin e mundshëm të vaksinave. Nga këtu mund të konkludojmë se, kjo deklaratë nuk është e vërtetë, gjegjësisht, nuk ka gjasa që vaksinat të përmbajnë parazite në përbërjen e tyre.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button