fbpx

Në një veturë u gjetën 100 kilogram duhan pa tarifa të paguara, Policia e arrestoi 61 vjeçarin

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 61 vjeçarin nga Strumica të cilin e ka kapur me 100 kilogram duhan të paketuar në qesë, përkundër se ka qenë pa tarifa të paguara, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë kontrollit në automjetin transportues “Fiat”, me targa regjistrimi të Shkupit, të cilin ai e ka drejtuar, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 100 kilogramë duhan të prerë, i paketuar në qese në të cilat ka pasur emra dhe llogo nga modelet e njohura”, sqarojnë nga Policia, duke bërë të ditur që rasti është bartur në Prokuroria dhe Dogana.

I arrestuari, 61 vjeçari Zh.A. nga Strumica, ishte arrestuar në magjistralen Sveti Nikollë  – Shtip.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button