​Qeveria e Kosovës mori vendim për rritje të pensioneve

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të përhershëm për rritjen e shumës së përfitimit të skemave pensionale. Asnjë pension në vend nuk do të jetë nën 100 euro, raporton EN.

Ministri i Financave, Hekruan Murati, i bëri të ditura kategoritë që do të kenë rritje të pensioneve.

“Janë pensionet bazike që kishin vlerën 90 euro, pensionet e aftësisë së kufizuar që kanë vlerën 75 euro, pensioni familjar që ka vlerën 90 euro dhe pensioni invalidor i punës që ka vlerën 90 euro. Gjitha këto që në kuadër të pakos për ringjallje ekonomike kemi aplikuar shtesa për këto lloj kategori pensionesh në mënyrë që mos të jenë nën 100 euro. Siç e kemi premtuar tash e kemi të reflektuar edhe në buxhet se kjo shtesë do të bëhet rritje e përhershme dhe që nga tani e tutje këto lloj kategori pensionesh asnjëra s’do të jetë nën 100 euro”, tha ai.

Në kuadër të Pakos së Qeverisë për Ringjallje Ekononike, autoritetet në Kosovë patën rritur pensionet në Kosovë, që ishin nga 75 deri në 90 euro, në shumën prej 100 eurosh.

Personat me aftësi të kufizuara kanë marrë pension prej 75 eurosh, ndërsa pensionet bazike, ato familjare dhe ato invalidore kanë qenë 90 euro.

“Si përqindje, rritja është 11 për qind për pensionet 90 euro, ndërsa për ato që kanë qenë 75 euro, rritja është rreth 33 për qind”, ka thënë Murati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button