Deri më 26 janar Qeveria do të bëjë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmetet e fundit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes Komisionit për vlerësimin e dëmeve deri më 26 janar do të vlerësojë dëmet e shkaktuara nga dëmet e tërmeteve të fundit, dëme që më së shumti theksohen në Manastir, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria do të ndihmojë financiarisht qytetarët që pësuan dëme nga tërmeti në Manastir”, deklaroi zëvendëskryeministri Lupço Nikollovski.

Në vizitën e realizuar sot në disa institucione të Manastirit, Qeveria bëri të ditur që dëmet nga qytetarët mund të paraqiten deri më 26 janar.

Ndryshe, Qeveria në seancën e 132-të e angazhoi ministrin për vetëqeverisje lokale, Goran Milevski, të udhëheqë procesin e vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button