Sondazh: PS fiton me 57.3 për qind të votave

Vetëm një fije peri i ndan dy forcat kryesore politike, sipas sondazhit të Fondacionit Soros publikuar dje në Tiranë.

Partia Socialiste ka për momentin shumicën e votuesve në rang vendi me 57.3 % të votave, PD ka 56.7 % të votave dhe blloku i qendrës (ku hyjnë LSI, AK, FRD, PBDNJ, PDIU) marrin së bashku 14.4 për qind.

Por ajo që befason nga të dhënat e studimit të Sorosit, është përqindja e lartë zonës gri.

Përafërsisht 48% e shqiptarëve nuk e ndjejnë veten afër me asnjë parti, rreth 23% e ndjejnë veten afër me Partinë Demokratike, rreth 20% me Partinë Socialiste, dhe 4% refuzojnë t’i përgjigjen kësaj pyetje.

Për partitë e vogla, 1% e qytetarëve shprehen afër me PDIU-në dhe po kaq me LSI-në, 1.2% me Aleancën Kuqezi dhe 1.3% me Frymën e Re Demokratike.

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kapin pak më shumë se gjysmën e elektoratit potencial sipas përkatësisë ideologjike. Konkretisht, 56.7% e qytetarëve që shprehen djathtas, shprehen edhe më të afërt me Partinë Demokratike, dhe 57.3% e qytetarëve që shprehen majtas ideologjikisht, shprehen më të afërt me Partinë Socialiste. Rreth një e treta e qytetarëve si djathtas, si majtas, nuk ndihen afër me asnjë parti.

Lajme të ngjashme

Back to top button