fbpx

Ambasadorja Bërns e nderoi Shekerinskën me flamurin amerikan për merita në bashkëpunimin e mbrojtjes SHBA-RMV

Në ceremoni solemne, ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kejt Meri Bërns ia dha flamurin amerikan ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në shenj të meritave në bashkëpunimin e mbrojtjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton Portalb.mk.

“Nga forcimi i partneritetit NATO dhe modernizimi i forcave të armatosura, te luajtja e një roli kyç në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, urime Sekerinska për përmbushjen e suksesshme të mandatit si ministër i Mbrojtjes. Përpjekjet tuaja e bënë më të fortë lidhjen RMV – SHBA”, shkruan ambasadorja Bërns.

Ministrja Shekerinska në FB, theksoi se sukseset janë krenari kombëtare.

“Sot mu bë nder i madh. Nuk ka shpërblim më të madh për një ministër mbrojtjeje sesa të punosh për dy rezultate historike në dy vitet e fundit pandemike: anëtarësimi në NATO në 2020 dhe integrimi i plotë ushtarak në vitin 2021 në një kohë të shkurtër rekord. Këto suksese janë krenaria jonë kombëtare. Dhe prandaj sot jam e bindur se asnjë përpjekje nuk është e kotë”, shkruan në FB, ministrja Shekerinska.

Ndryshe, Shekerinska paraprakisht deklaroi se nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re. Ajo rikujtoi se, para tetë muajve është tërhequr nga funksioni partiak zëvendëskryetar i LSDM-së pasi nuk është pajtuar me një pjesë të politikave, që sipas saj, kanë sjell në disfatë në zgjedhjet lokale dhe nuk pret që gjërat të ndryshojnë.

LEXO: Shekerinska nuk do të pranojë funksion në Qeverinë e re

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button