Dyshime për “tren bullgar” në zgjedhjet në Gjevgjeli

Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, në vendvotimin Bogorodicë të Gjevgjelisë janë gjetur dy fletëvotime të paplotësuara, që i rrit dyshimet se aty ka pasur të ashtquajtur “tren bullgar”. 

Kjo parregullsi zbatohet në atë mënyrë që votuesit paraprakisht i jepet fletëvotim i plotësuar me emrin e e kandidatit për kryetar komune ose me listën e këshilltarëve të cilin ai e vendos në kutinë e votimit, ndërsa fletëvotimin e plaplotësuar e nxjerr jashtë dhe ia jep organizatorit të “trenit bullgar”, të cilin e ai e plotëson dhe ia jep votuesit të radhës, dhe për këtë votuesve u jepet kompensim i caktuar. 

Nga Komisioni zgjedhor komunal thonë se deri tani askush nuk ka parashtruar ankesë për këtë problem. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button