SHBA, Shërbimin sekret do ta udhëheqë një grua!

 Xhulia Pirson duket se do të jetë gruaja e para në Shtetet e Bashkuara të Amerikësqë do të emërohet në krye të Shërbimit Sekret. Ky shërbim ka për detyrë të mbrojë Presidentin dhe familjen e tij 

Presidenti Obama tha se Pirson është jashtëzakonisht e kualifikuar për të drejtuar Shërbimin Sekret dhe ka pasur një karrierë shembullore 30 vjeçare me këtë agjenci.

Xhulia Pirson është aktualisht shefe e personelit të Shërbimit Sekret. Ajo e filloi karrierën e saj si oficere policie në Orlando, Florida. Emërimi i saj nuk ka nevojë për konfirmimin e Senatit.

Së bashku me mbrojtjen e Presidentit, detyrat e Shërbimit Sekret përfshijnë hetimin mbi falsifikimin e parave, mashtrimin me karta krediti dhe krime të tjera financiare.

Lajme të ngjashme

Back to top button