Mëngjesin e sotëm u shënua një tërmet me epiqendër në Shkup, është ndjerë edhe në rrethinë

Një tërmet me magnitudë lokale Rihter ML2.6 është ndjerë mëngjesin e sotëm rreth orës 09:09, epiqendra e të cilit ishte në zonën e epiqendrës së Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave që disponon Observatorit sizmologjik tërmeti ka qenë me magnitudë lokale Rihter ML2.6 dhe intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane dhe është ndjerë nga popullata në Shkup dhe rrethinë.

Tre ditët e fundit janë ndjerë një seri tërmetesh janë ndjerë në rrethinën e Manastirit. Epiqendra ishte në Greqinë fqinje, pranë Follorinës. Më i forti, 5.6 ballë, shkaktoi çarje në mure dhe dëmtime materiale. Shumë banorë të Manastirit natën e kanë kaluar në vetura, ndërsa në atë zonë ende ndjehen pasgoditjet nga tërmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button