Një qytetar i Maqedonisë arrestohet në kufirin Zvicër-Francë për kontrabandë droge

Një qytetar i Maqedonisë është arrestuar dje në kufirin ndërmjet Francës dhe Zvicrës, pasi në veturën e tij policia ka gjetur heroin;, vlera e të cilës në tregun e zi vlerësohet në 40.000 franga zvicerane. 

Sipas autoriteteve zvicerane, qytetari i Maqedonisë i moshës 38 vjeçare është legjitimuar për shkak të vozitjes së shpejtë, por për shkak se sjellja e tij ka qenë e dyshimtë për policët ata e kanë thirrë njësitin special të policisë kantonale. Gjatë kontrollimit të veturës, qeni kërkues e ka nuhatur drogën e cila ka qenë e fshehur në ulësen për fëmijë, në pjesën e prapme të veturës.

Të dhënat e deritanishme flasin se i arrestuari ka qenë emigrant në Zvicër dhe ka punuar në afërsi të Bazelit. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button