Ministria e Ekonomisë sot i ka marrë licencën Agjencisë turistike “Besa Trans”

Ministria e Ekonomisë sot ia ka marrë licencën për punë Agjencisë Turisitike “Besa Trans”, autobusi i së cilës më 23 nëntor të vitit që lam pas shpërtheu në austradën Struma në Bullgari, duke shkaktuar vdekjen e 45 personave nga Maqedonia e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer tri kontrolle të jashtëzakonshme në objektet e subjektit SHTPQSH “Besa Trans” BTB SHPKNJP eksport-import me adresë: f. Rashçe, Komuna Saraj – Shkup, filiala BESA TRAVEL me adresë në rr. Stiv Naumov nr.2/2-3 Shkup, ku është konstatuar se nuk kryen veprimtari, gjegjësisht nuk punon”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook të Ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Inspektorati Shtetëror i Tregut, informon se Subjekti Juridik nuk ushtron veprimtari, gjegjësisht zyrat janë të mbyllura dhe nuk mund të kontrollohen, ndërsa si Ministër i Ekonomisë, Bekteshi ka marrë vendim për heqjen e licencës.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që do të udhëtojnë të kontrollojnë se me cilat agjenci turistike udhëtojnë, gjegjësisht nëse kanë licenca të vlefshme pune të lëshuara nga Ministria e Ekonomisë”, thuhet një njoftimin e Bekteshit.

Kujtojmë se pardje pronarët e agjencisë Royal Travel hodhën poshtë pretendimet se kanë lidhje me agjencinë Besa Trans dhe pronarin Bekim Haxhiu.

Përndryshe, në aksidentin tragjik të autostradës “Struma” në Bullgari që ndodhi më 23 nëntor ndërruan jetë 45 persona, prej të cilëve 12 fëmijë, ndërsa shtatë u lënduan. Ata po ktheheshin nga udhëtimi turistik në Turqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button