Ja 4 zëvendësimet e mundshme të Murinhos

Real Madridi është duke bërë një listë prej kandidatëve kryesor të cilët do të pasojnë Jose Mourinhon në fund të sezonit.
Vizita e Mourinhos në Londër dhe Chelsea gjatë vikendit ka shtuar spekulimet për një rikthim të tij në Stamford Bridge këtë verë.

Dhe, mediat spanjolle japin katër emra të cilat janë në listën e ngushtë të presidenti të Realit, Florentino Perez.

Zgjidhja e parë është trajneri i Borussia Dortmund, Jurgen Klopp, i cili tashmë ka refuzuar ofertën nga Chelsea.

Menaxheri i PSG-së, Carlo Ancelotti, i cili pritet të largohet nga Franca gjatë verës, po ashtu është në listën e emrave, pasi ka qenë cak i Perez një kohë të gjatë.

Trajneri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas, dhe ai i Juventusit, Antonio Conte, janë dy emrat tjerë të cilët janë duke u shqyrtuar në bordin drejtues të Realit.

Lajme të ngjashme

Back to top button