fbpx

Qeveria vendosi që të paguajë 80 përqind nga rritja e çmimit, premtoi që nuk do të ketë rritje të çmimeve për ngrohjen qendrore

Në konferencën e përbashkët ndërmjet ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, dhe kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski, bëhet e ditur që Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të subvencionojë 80 përqind nga rritja e çmimit të ngrohjes qendrore, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria u propozoi kompanive të cilat kanë licencë për prodhim, shpërndarje dhe furnizim me ngrohjen qendrore, dallimin nga çmimi aktual dhe real të ngrohjes qendrore ta mbulojë Qeveria nga buxheti në lartësi prej 80 përqind”, deklaroi Bekteshi, duke premtuar që qytetarët nuk do të kenë fatura më të larta për shkak të rritjes së çmimit.

Ai kërkoi që 20 përqind nga rritja e çmimit të mbulohet nga Komuna e Shkupit dhe komunat që janë pjesë e saj, që qytetarët të kenë furnizim me ngrohje qendrore në mënyrë stabile.

Bislimovski vlerësoi që vendi është duke kaluar nëpër një krizë energjetike që nuk mbahet mend më herët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button