fbpx

VMRO-ja dhe LSDM-ja, kontestojnë fitoren e Deharit në Kërçovë

Koalicioni VMRO-DPMNE dhe LSDM, e sprovojnë fitoren e kandidatit shqiptar Fatmir Dehari në Kërçovë që në raundin e parë.

Koalicioni VMRO-DPMNE dhe LSDM dje dërgoi ankesa për shtatë vende zgjedhore, për shkak se ata vende janë kyçe, fitorja e Fatmir Deharit nuk është e pranuar.

E përditshmja Dnevnik përgënjeshtron se bëhet fjalë për shtatë vende votuese, katër prej të cilëve janë në Oslomej, dy në Zajas dhe një në Kërçovë. Te këto vende ka dëshmi të forta për votime familjare dhe në grupe. Latife Bajrami, kryetarja e komisionit votues vërtetoi se janë dërguar ankesa. Nëse analizohet në mënyrë procentuale votat këtyre vendvotimeve do të ndikojnë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve dhe vendosin nën pyetje fitoren e Deharit.

Vendimi për këto ankesa do të jepet për 48 orët e ardhshme.

Rezultatet në Kërçovë shtuan vlimin e atmosferës politikë, sidomos pas festimit të madh të fitores nga ana e BDI-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button