Beteja e grave në komunat e Maqedonisë, janë vetëm katër

Kryetare të komunave të Kisella Vodës dhe Gradsko në katër vitet e ardhshme do të jenë Biljana Beliçanec-Aleksiq dhe Zhaneta Çaushevska, ndërsa edhe dy gra janë në garë për fitimin e këtij funksioni në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Teuta Arifi në Tetovë dhe Anastasia Kolumçeva në Bogdanci. Në katër vitet e fundit nuk ka pasur asnjë femër kryetare komune në Maqedoni. Barazia gjinore ishte e përfaqësuar edhe në listat për këshilltarë, por për atë se sa gra do të jenë pjesë nga këshillat e komunave do bëhet e ditur në ditët në vijim. Misioni i OSBE-ODHIR në raportin e tyre preliminar, që u publikua një ditë më parë gjithashtu e theksuan barazinë gjinore dhe konstatuan se ajo është e përfaqësuar.

Daniela Dimitrevska nga Lobi i Grave të Maqedonisë thotë se në përgjithësi, është bërë një hap pozitiv para, me shpresë se ky trend do të vazhdojë.

Në katër vitet e fundit, në Maqedoni nuk kishte asnjë femër kryetare komune, ndërsa 27 për qind nga këshilltarët në komuna ishin ferma. Maqedonia është mes 30 vendeve të para sipas numrit të grave në Parlament. Në përbërjen e shtatë të Parlamentit, ka 40 përfaqësuese të gjinisë më të butë

Lajme të ngjashme

Back to top button