Komisioni i Sëmundjeve Infektive vendosi që në ditët në vijim të diskutojë për eventualisht masa të reja

Anëtarët e Komisionit të Sëmundjeve Infektive në mbledhjen e sotme diskutuan për disa propozime, për të cilat plotësisht do të miratohen vendime dhe konkluzione, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.mk.

Konkretisht është diskutuar për propozimin për zvogëlimin e kohës së izolimit për rastet asimptomatike të COVID-19, por edhe për pushimin dimëror të nxënësve.

“Në mbledhjen e sotme komisioni e ka shqyrtuar edhe mundësinë eventuale për ndryshim të fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2021/22. Por, për këtë do të vendoset përpara fillimit të gjysmëvjetorit të dytë”, thonë nga Ministria.

Ata shtojnë se do të jetë kyçe gjendja epidemiologjike në shtet dhe vendimi për fillimin e shkollës do të harmonizohet edhe me Ministrinë e Arsimit.

Sipas të dhënave të ISHP-së, javën e kaluar ka rritje të rasteve pozitive me COVID-19 për 51%, por edhe të të hospitalizuarve për 41%.

Dje u regjistruan 813 raste pozitive nga 5.165 testime, ndërkaq 10 të tjerë ndërruan jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button