Kovaçevski dorëzoi në Kuvend propozimet për përbërjen e qeverisë së re dhe programin e punës

Mandatari për kryeministër për përbërjen e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë dhe lider i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, sot në mesditë edhe zyrtarisht ia dorëzoi kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, Propozim- përbërjen dhe Propozim-programin e punës së qeverisë së re, transmeton Portalb.mk.

“Përbërja e qeverisë i ka emrat që i shpallëm dje nga LSDM, BDI, PLD dhe Alternativa. Resorët janë në përputhje me përgjegjësitë e marra në Qeveri dhe në përputhje me Programin e Qeverisë. Programi është vazhdimësi e legjitimitetit zgjedhor të fituar në zgjedhjet e vitit 2020 duke inkorporuar angazhimet ekonomike të partnerit të ri të koalicionit Alternativa, si dhe synimet e reja programore që dolën nga sfidat e reja me të cilat përballet kjo qeveri”, tha Kovaçevski pas dorëzimit të Propozim-përbërjes në Kuvend dhe Propozim- programi për punën e qeverisë së re.

Sipas tij, prioritet kyç dhe i parë i Qeverisë do të jetë ballafaqimi me krizën energjetike në vend e cila është krizë energjetike evropiane dhe që ndihet edhe në RMV.

“Prioriteti i dytë është ruajtja e standardit të jetesës së qytetarëve dhe kompanive në kushtet e krizës ekonomike që vjen nga kriza energjetike dhe i treti është përmbushja e objektivave për sa i përket projekteve madhore infrastrukturore të miratuara në Buxhetin e vitit 2022, si dhe zgjidhjet ligjore, të cilat i miratoi Kuvendi i RMV-së në dhjetor”, tha kryetari i LSDM-së dhe i mandatuari për kryeministër Kovaçevski.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në deklaratën vjetore, bëri të ditur se nëse propozimi për qeverinë e re arrin deri më 11 janar, në konsultim me grupet parlamentare, do të caktojë datën e seancës që me gjasë do të jetë 15-16 janari. Ai shtoi se pret që Qeveria e re të zgjidhet më datë 16, para mesnate dhe e njëjta të jetë funksionale më 17 janar 2022.

Sipas Ligjit për Qeverinë, Qeveria e zgjedh dhe shkarkon Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Gjatë propozimit të përbërjes së Qeverisë, mandatari propozon ministra për secilën nga ministritë e përcaktuara me ligj dhe ministra pa resor. Qeveria merr detyrën në ditën e zgjedhjes.

Dimitar Kovaçevski në krye të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut zëvendëson ish-kryeminsitrin, Zoran Zaev i cili dha dorëheqjen për shkak të disfatës së LSDM-së në zgjedhjet lokale, që u mbajtën më 31 tetor të vitit 2021.

LEXO: Kovaçevski publikoi kuadrot e rinj të LSDM-së (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button