Ndryshimet klimatike: Shtatë vitet e fundit më të nxehtat në historinë njerëzore

Ngrohja globale vazhdon dhe të dhënat shkencore të shtatë viteve të fundit tregojnë se ato janë më të ngrohtat në historinë e njerëzimit, raporton Guardian. Temperatura globale në vitin 2021 ishte 1.2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale. Kjo do të thotë se ndryshimi i klimës me një ritëm të pandërprerë vazhdon të krijojë kushte ekstreme të motit në planetin Tokë, të shkaktuara nga emetimet e gazrave serrë.

Agjencia evropiane klimatike “Kopernik” i publikoi vlerësimet për nivelet rekord të dioksidit të karbonit dhe metanit në atmosferë, që ishin arrit gjatë vitit të kaluar. Rritja e gazrave të tillë serrë çon në ngrohjen e atmosferës, e cila në pjesë të ndryshme të botës shkakton thatësirë, temperatura jashtëzakonisht të larta, shkrirje të akullnajave ose reshje të mëdha shiu

Viti 2021 renditet si viti i pestë më i ngrohtë në historinë njerëzore, ndërsa në atmosferë u krijua nxehtësi si asnjëherë më parë në matjet e bëra nga shkencëtarët.

Si pasojë e kësaj, vitin e kaluar kishim përmbytje të mëdha në Gjermani dhe Belgjikë, zjarre katastrofike në verë në Ballkan, Itali dhe Turqi, temperatura të larta rekord në Sicili prej 48.8 gradë, ndërsa në SHBA dhe Kanada janë vërejtur valë të nxehta të cilat thyen rekordet e temperaturës për 5 gradë Celsius.

“Ngjarjet (e motit ekstrem) në vitin 2021 janë kujtesë e fortë e nevojës për të ndryshuar sjelljen tonë, për të ndërmarrë hapa vendimtarë dhe efektivë drejt një shoqërie të qëndrueshme”, tha Carlo Buontempo, drejtor i shërbimit klimatik të BE-së “Kopernik”.

Përveç “Kopernikut”, agjencia meteorologjike kineze ka publikuar tashmë të dhëna se viti 2021 ishte viti më i nxehtë në vend deri më tani, por edhe se rajoni verior kishte vitin më të lagësht ndonjëherë. Mbretëria e Bashkuar, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara në javët e ardhshme do të publikojnë të dhëna për temperaturat mesatare në vendet e tyre që u arritën vitin e kaluar.

Për të parandaluar efektet e ngrohjes globale, Konferenca e Glasgout mbi ndryshimet klimatike u mbajt nëntorin e kaluar (COP 26). Gati 200 vende kanë rënë dakord me Paktin klimatik të Glasgout për ruajtjen e 1.5 gradë dhe për të finalizuar elementet e pazgjidhura të Marrëveshjes së Parisit, por shtetet ende nuk kanë zbatuar masat në nivel kombëtar për të reduktuar emetimet e gazeve serrë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button