fbpx

KSHZ: Në 51 komuna përfundoi votimi, në 29 dhe Qytetin e Shkupit do të ketë balotazh

Në 51 komuna ka përfunduar votimi në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, në 29 komuna dhe Qytetin e Shkupit do të mbahet raund i dytë i votimit, janë publikuar për të gjitha 80 komunat mandatet e fituara të këshilltarëve, ndërsa për Qytetin e Shkupit pritet që nesër të kumtohen mandatet për këshilltarë, njoftoi dje në konferencë shtypi kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Boris Kondarko.

Të gjitha rezulatet e publikuara, potencoi Kondarko, janë të bazë të procesverbaleve nga Komisionet komunale zgjedhore dhe janë jozyrtare.

Ai konfirmoi se dje deri në orën 19 ka skaduar afati ligjor për dorëzim të ankesave për shkelje të procedurës së votimit. Sipas Kondarkos, deri te arkivi i KSHZ-së kanë mbërritur më shumë qindra ankesa nga më shumë parti, ndërsa më së shumti nga opozita.

Në pyetjen se gazetarëve se pse gjatë është pritur për rezultatet në komunën e Qendrës, kryetari i KSHZ-së u përgjigj se Komisioni komunal zgjedhor në gjashtë vendvotime ka bërë kontroll plotësues në procesverbalët e Këshillave zgjedhor. 

Lajme të ngjashme

Back to top button