Ka ndërruar jetë kryetari i Parlamentit Evropian David Sasoli

Ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli. Ai ka qenë i sëmurë rëndë prej më shumë se dy javësh duke anuluar çdo lloj aktiviteti, transmeton Portalb.mk.

David Sassoli, siç shkruan zëdhënësi i tij në Twitter ndodhej në spital në Itali që prej 26 dhjetorit për shkak të një mosfunksionimi të sistemit imunitar. Si rezultat, të gjitha aktivitetet zyrtare ishin anuluar.

“Sassoli ndërroi jetë në orët e para të martën në një spital në Aviano”, shkroi në Twitter zëdhënësi i tij Roberto Cuillo.

Në shtator të vitit të kaluar ai u shtrua në një spital në Strasburg ku u trajtua për pneumoni. Pastaj daljes nga spitali, italiani iu kthye detyrës në nëntor.

David Sassoli më herët ka qenë gazetar pastaj është futur në politikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button