Kovaçevski publikoi kuadrot e rinj të LSDM-së (VIDEO)

Sonte u mbajt mbledhja e kryesisë ekzekutive dhe qendrore në Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), pas kësaj kreu i kësaj partie dhe tani më mandatari për formimin e qeverisë së RMV-së, Dimitar Kovaçevski gjatë një pres konference për shtyp tregoi emrat e ministrave të rinj në përbërjen e re qeveritare. Ndër të tjera ai u zotua se Qeveria e re fokusohet në krizën energjetike, krizën e pandemisë Covid-19, luftën kundër korrupsionit, rritjen e pagave dhe pensioneve, dhe të tjera, transmeton Portalb.mk.

Këto janë emrat dhe funksionet nga radhët e LSDM-së:

  • Sllavica Gërgovska– Zëvendëskryeministre për luftë kundër korrupsionit
  • Fatmir Bytyqi- Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike
  • Bojan Mariçiq– Zëvendëskryeministër për çështje evropiane
  • Sllvajana Perovska- Ministre e Mbrojtjes
  • Oliver Spasovski– Ministër i Punëve të Brendshme
  • Nikolla Tupançevski- Ministër i Drejtësisë
  • Ljupço Nikollovski– Ministër i Bujqësisë
  • Jovana Trençevska– Ministre e Punës dhe Politikës Sociale
  • Bisera Stojçevska– Ministre e Kulturës
  • Bllagoj Boçvarski- Ministër i Transportit dhe Lidhjeve

Kovaçevski, pritet që nesër në Kuvend të dorëzojë propozimin për përbërjen e kabinetit qeveritar dhe programin e ri qeveritar, ndërsa në fund të kësaj jave të mbahet seanca parlamentare për zgjedhjen e Qeveria,.

LSDM-ja më 27 janar në selinë e partisë në mbledhjen e Komitetit qendror zyrtarizoi Kovaçevskin si kandidat për kryeministër të ri dhe përcaktoi kandidatët për funksionarë qeveritar.

Ndryshe, Zaev dha dorëheqjen pas zgjedhjeve lokale në të cilat partia e tij pësoi humbje të madhe. Sipas tij, dorëheqja është hap logjik që del nga rezultati i zgjedhjeve lokale dhe është shprehje e përgjegjësisë për rezultatet e zgjedhjeve.

Zaev, i cili së fundi u largua edhe nga pozita udhëheqëse në LSDM, të cilën e drejtoi që nga viti 2013. Funksioni e të parit të qeverisë e ka ushtruar nga 31 maji 2017, kurse mandatin e dytë si kryeministër e fitoi në zgjedhjet e 15 korrikut të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button